Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ylli i “Anatomy of a Dream” shet shtëpinë luksoze për 9.3 milionë euro

Ylli i “Anatomy of a Dream” shet shtëpinë luksoze për 9.3 milionë euro

Katherine Heigl, e njohur për rolin e saj si Izzie Stevens në serialin “Grey’s Anatomy”, bashkë me bashkëshortin e saj, muzikantin Josh Kelley, kanë vendosur të shesin shtëpinë e tyre luksoze në Malet e Utah-ut.

Prona, e cila ka shërbyer si shtëpi për familjen gjatë shumë viteve, është vënë në shitje për 10.6 milionë dollarë (rreth 9.3 milionë euro), përmes agjencisë Engel & Völkers.

Çifti e ndërtuan këtë shtëpi në vitin 2008, në një sipërfaqe prej gati 10 akrësh, brenda komunitetit privat Maple Ridge Ranches në Oakley. Kjo pronë njihet si një nga më tërheqëset në rajon, kryesisht për shkak të privatësisë dhe pamjeve panoramike të maleve përreth.

Shtëpia është e rinovuar rishtazi dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 743 metrash katrorë, duke kombinuar stilin rustik malor me një dekor bashkëkohor. Ajo ka gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë banjo. Pjesa qendrore e shtëpisë është një dhomë e gjerë ndenjeje me tavane të larta, përfshirë një oxhak çeliku me një lartësi pothuajse nëntë metra.

Kuzhina është e pajisur me elemente të punuar me porosi dhe materiale cilësore. Po ashtu, shtëpia përmban një kinema private, një dhomë multimediale, si dhe një zonë spa me saunë dhe banjë me avull.

Dhomat kryesore të gjumit janë dizajnuar për relaksim, teksa përfshijnë një dhomë ndenjeje, një gardërobë dhe një banjo luksoze, e cila bie në sy për murin me efekt uji. Shtëpia ofron gjithashtu një suitë të dytë luksoze për mysafirë dhe një tarracë të mbuluar me pamje panoramike 270 gradë të pronës dhe maleve përreth.

Në oborrin e saj ka disa tarraca, një pishinë të ngrohtë e cila ofron pamje të bukura nga peizazhi malor. Një element interesant është një ndërtesë e veçantë me ngrohje dhe një banjo, e cila dikur përdorej nga Heigl si studio pikture, ndërsa Kelley tani e shfrytëzon si punishte lëkure.

Pronari i ri do të ketë mundësinë ta dekorojë këtë hapësirë sipas dëshirës, duke e shndërruar në studio arti, zyrë, studio për mysafirë ose palestër. Një nga detajet më të spikatura të pronës është një kabinë e vogël prej druri, e rinovuar nga lisi që është rreth 200 vjeçare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement