Mbrojtësi i majtë, Yll Hoxha, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e FC Lirisë, duke përfunduar kështu bashkëpunimin me klubin prizrenas.
Në një mesazh publik, Hoxha shprehu falënderime për drejtuesit, bashkëlojtarët, trajnerët, stafin dhe tifozët krijues të klubit për mbështetjen dhe respektin e treguar gjatë periudhës së tij te Liria.
Ai theksoi se, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, ekipi arriti deri në baraz, duke dhënë maksimumin deri në fund. Hoxha shprehu krenarinë për çdo moment të këtij rrugëtimi.
Mesazhin e tij ai e përfundoi me një falënderim të veçantë për FC Lirinë, ndërsa tani mbetet të shohim se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.



















You must be logged in to post a comment Login