Kampionati Botëror tërheq një interes të veçantë nga publiku, duke u shndërruar në një ngjarje të rëndësishme për shumë njerëz. Për disa prindër, emrat e njohur të futbollistëve shërbejnë si burim frymëzimi për të zgjedhur emrat e fëmijëve të tyre.
Kjo tendencë duket se është evidente edhe në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikës. Një numër i konsiderueshëm fëmijësh në vend mbajnë emrat e futbollistëve më të njohur, si Ronaldo, Romario, Neymar, Henry, Zidan dhe Messi.
Përkatësisht, statistikat tregojnë se:
– Jamal – 47 emra
– Ronaldo – 12 emra
– Messi – 2 emra
– Kylian – 2 emra
– Salah – 5 emra
– Beckham – 2 emra
– Henry – 2 emra
– Zidan – 2 emra
– Romario – 2 emra
– Fernandes – 1 emër
– Gerard – 1 emër
– Neymar – 1 emër
Për verifikimin e emrave, mund të shkoni KËTU.



















You must be logged in to post a comment Login