Influencuesja kosovare Juliana Nura është në pritje të ëmbël përmes procesit IVF. Sipas burimeve nga Indeksonline, ajo ka organizuar së fundmi një “gender reveal” të vogël dhe privat, të cilin e ka mbajtur me rrethin e saj më të afërt familjar dhe disa persona të dashur.
Në këtë rast të veçantë është zbuluar edhe gjinia e foshnjave: Juliana do të bëhet nënë e një vajze dhe një djali, pra binjakë. Festa, sipas raportimeve, ka qenë një organizim i thjeshtë dhe emocional, pa u zhvilluar në një atmosferë të madhe publike.
Derisa vetë Juliana Nura nuk ka dhënë ende një deklaratë publike për këtë ngjarje, ajo ka lënë surprizë për ndjekësit e saj.
Be the first to comment