Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në bregdetin e jugut të Shqipërisë, larg angazhimeve të përditshme.
Modelja ka ndarë në rrjetet sociale një seri fotografish nga ky udhëtim veror, ku ajo shfaqet në momente relaksi, duke nxjerrë në pah stilin dhe elegancën e saj.
Foto të sajat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente dhe komplimente të shumta.
Xheneta, e cila fitoi një numër të madh fansash gjatë qëndrimit të saj në Big Brother, vazhdon të jetë një nga figurat më të diskutuara në platformat sociale.
Ajo shpesh ndan momente nga jeta e saj personale, udhëtimet dhe aktivitetet profesionale.
Pushimet në jugun e Shqipërisë duket se po i ofrojnë mundësinë për të shijuar bukuritë natyrore dhe atmosferën verore. Në këtë periudhë, ajo po qëndron larg angazhimeve në ekran dhe po i kushton më shumë kohë vetes.
Be the first to comment