Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

WeBalkans 2026: Mbi 80% e qytetarëve i besojnë Policisë së Kosovës

WeBalkans 2026: Mbi 80% e qytetarëve i besojnë Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka shprehur kënaqësi për rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026, sipas të cilës 85.6% e qytetarëve i kanë besuar asaj. Kjo e rendit Policinë e Kosovës si institucionin me nivelin më të lartë të besimit publik në vend, përkrah Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas policisë, ky rezultat përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën dhe profesionalizmin e zyrtarëve policorë, të cilët angazhohen çdo ditë për garantimin e rendit publik dhe sigurisë.

“Besimi i qytetarëve është baza e punës tonë dhe një tregues i partneritetit mes Policisë dhe komunitetit. Ky besim na jep motivim për të vazhduar me përkushtim misionin tonë në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, theksohet në reagimin e policisë.

<

Gjithashtu, policia ka vënë në dukje se qytetarët e konsiderojnë sigurinë dhe luftimin e korrupsionit si prioritete të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve kanë theksuar se forcimi i zbatimit të ligjit duhet të mbetet në fokus të përpjekjeve institucionale.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, përfshirë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Përmes praktikave bashkëkohore dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe institucione lokale, do të forcojmë sundimin e ligjit dhe sigurinë publike”, përfundon reagimi i Policisë së Kosovës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement