Një burrë ka humbur jetën sonte në Ferizaj.
Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Klankosova.tv se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, në rrugën ‘Sejdi Sejdiu’. Sipas tij, aty ka pasur një përleshje në të cilën është përdorur arma e zjarrit.
Veseli theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë Njësinë për Reagimin e Shpejtë dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj.
Nga informacionet e police, është gjetur një person mashkull i moshës madhore, i cili nuk kishte shenja jete. Ai dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në spitalin e Ferizajt.
