Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin

Vrasje në Rrogozhinë, 25-vjeçari godet me thikë fqinjin

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Rrogozhinë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me fqinjin e tij.

Sipas informacionit të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:50 në lagjen “Mollaj”. Dy persona janë përfshirë në këtë ngjarje: shtetasi M. M., rreth 25 vjeç, dhe Rr. M., rreth 60 vjeç. Konflikti mes tyre, i cili dyshohet të ketë pasur motive të dobëta, ka përfshirë përdorimin e mjeteve prerëse.

Si pasojë e këtij përplasjeje, 60-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement