I dyshuari lidhur me vrasjen tragjike që ndodhi sot në Bjeshkët e Strellcit, në Deçan, është arrestuar.
Këtë informacion e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai deklaroi se ngjarja dyshohet të ketë qenë një vrasje aksidentale mes familjarëve.
Policia ka sekuestruar gjithashtu një armë zjarri në lidhje me këtë rast.
<
Sipas burimeve, viktima ishte privuar nga jeta nga i biri në oborrin e një stani në Strellc.
Be the first to comment