Dy të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë janë paraqitur në polici pas më shumë se tre muajsh në arrati. Rasti në fjalë ndodhi më 16 prill të këtij viti.
Të dyshuarit u paraqitën në organet e rendit më 29 qershor, ku dorëzuan gjithashtu një armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se ata janë dërguar në mbajtje për dy vepra penale: vrasje e rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas raportit policor, rasti u regjistrua në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, më datën 16 prill 2026, në orën 03:47. Gjatë paraqitjes, dy të dyshuarit, së bashku me avokatët e tyre mbrojtës, dorëzuan një armë pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në ngjarjen e ndodhur. Pas intervistimit, ata u arrestuan me vendim të prokurorit dhe u dërguan në mbajtje.
Be the first to comment