Ekipi i emisionit “Fol me Arin” vizitoi sot lagjen Vranjevic në Prishtinë, ku dokumentoi problemet me të cilat përballen banorët e kësaj zone.
Një banor shprehu shqetësimin për disa çështje kryesore, të tilla si vjedhja e kapakëve të pusetave dhe mungesa e ndriçimit publik. Ai tërhoqi vëmendjen se vazhdimi i kësaj situate, sidomos gjatë dimrit, do të ketë pasoja të rënda, përfshirë rrezikun e aksidenteve.
“Duhet të ndërmerren masa për të mos pritur dimrin. Nëse e presim dimrin, këtu do të ketë katastrofa dhe shumë incidente të tjera,” deklaroi banori.
Ai gjithashtu theksoi se, pavarësisht shumë kërkesave, komuna nuk ka bërë asnjë veprim me arsyetimin se programi për këtë vit tashmë është planifikuar.



















You must be logged in to post a comment Login