Nga qendra e votimit “Mbreti Milutin” në Graçanicë, gazetari Ardian Gaxherri ka raportuar se procesi zgjedhor është zhvilluar pa incidente të theksuara.
Sipas menaxherit të kësaj qendre të votimit, nuk janë evidentuar parregullsi që kërkojnë vëmendje të veçantë deri në momentin e raportimit.
Megjithatë, Gaxherri njofton se një raport i Policisë së Kosovës tregon se disa individë, të dyshuar për ushtrim presioni ndaj votuesve, janë arrestuar për intervistim. Pas marrjes në pyetje, ata janë liruar me urdhër të Prokurorit.
Votimi në Graçanicë ka vazhduar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.















You must be logged in to post a comment Login