Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Votat e komuniteteve, “vendimtare” për institucionet

Votat e komuniteteve, “vendimtare” për institucionet

Pas përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit dhe përfundimit të shqyrtimit të ankesave, pritet që së shpejti Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të certifikojë rezultatin përfundimtar të partive politike në vend.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në këto zgjedhje, do të përfaqësohet nga 53 deputetë në legjislaturën e re. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 22 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7 ulëse.

Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, hapi tjetër do të jetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Vitin e kaluar, ky proces prodhoi një ngërç politik për shkak të mosmarrëveshjeve mes subjekteve parlamentare për emrin e kryetarit të ri të legjislativit dhe më pas për zgjedhjen e Presidentit, që çoi në zgjedhje të parakohshme.

<

Rezultatet e 7 qershorit ofrojnë mundësi për partinë e parë, së bashku me komunitetet jo shumicë, për të avancuar drejt formimit të Qeverisë së re të Kosovës.

Rreth pozicionimit të deputetëve nga pakicat, klankosova.tv ka marrë mendimet e përfaqësuesve të disa partive. Emilija Rexhepi nga “Nova Demokratska Stranka” nënvizoi se do të votojë për bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje, shprehur optimizëm për krijimin e institucioneve të reja.

Fikrim Damka nga partia KDTP tha se ai dhe kolegia e tij, Fatma Taçi, do të votojnë për formimin e institucioneve të Kosovës, duke theksuar se janë për Qeverinë Kurti 4.

Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) njoftoi se do të votojë në mbështetje të formimit të institucioneve të reja, duke theksuar rëndësinë e interesit shtetëror në këtë proces.

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, deklaroi se nuk ka qenë pengesë për arritjen e marrëveshjeve dhe se është i gatshëm të kontribuojë për zgjidhjen e situatës.

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe nisjen e procesit të konstituimit, vëmendja do të fokusohet te marrëveshjet politike midis subjekteve të mëdha parlamentare shqiptare. Rëndësi ka të shihet nëse ky proces do të zhvillohet pa pengesa dhe nëse Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca do të marrë mandatin e nevojshëm për funksionim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement