Numërimi i fletëvotimeve për votimin jashtë Kosovës, që zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike, ka filluar dje pasdite dhe vazhdon me intensitet.
Sipas informacioneve të fundit nga KQZ, deri tani janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet. Pas përfundimit të këtij procesi, të dhënat do të transmetohen në platformën e rezultateve.
Aktualisht, Partia Vetëvendosje (VV) kryeson me 83.82%, ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.49%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 5.97%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 1.60%.
Gjatë ditës së djeshme, në procesin e vlerësimit janë përfshirë rreth 42 mijë fletëvotime, nga të cilat janë aprovuar 40,414, ndërsa 1,447 janë refuzuar.
Sipas njoftimit të KQZ, arsyeja kryesore për refuzimin e disa fletëvotimeve ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit në 1,320 raste. Ky dokument përmban të dhëna unike që i njihet votuesit nga KQZ.
















You must be logged in to post a comment Login