Një automjet është marrë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në rrugën drejt Kaninës, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkrumbuar plotësisht mjetin. Forcat e Shërbimit Zjarrfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke arritur të shuanë flakët dhe të neutralizojnë rrezikun.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik, i lidhur me mbinxehjen e automjetit. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar.
Be the first to comment