Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar në Podujevë, ku persona ende të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë grabitur stoli të çmuara si dhe disa armë zjarri me leje.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 6 maj 2026, në intervalin kohor nga ora 08:00 deri në 17:00, ndërsa është raportuar zyrtarisht më 2 qershor.
Ankuesi ka deklaruar se nga shtëpia e tij janë vjedhur stoli ari dhe argjendi, si dhe katër armë zjarri: dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike, për të cilat posedonte dokumentacion dhe leje të rregullta.
Gjatë hetimeve dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka arritur të gjejë një pjesë të stolive të arit, të cilat më pas i janë kthyer pronarit.
“Person-a të panjohur nga shtëpia e tij i kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri… Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari të cilat i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore, ndërsa ende nuk ka persona të arrestuar lidhur me këtë vjedhje.















You must be logged in to post a comment Login