Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai theksoi se, përveç Talabanit, ka pritur gjithashtu edhe delegacionin që e shoqëron në këtë vizitë të tij të parë në Shqipëri.
Rama shkroi: “Me Zëvendëskryeministrin e Rajonit të Kurdistanit të Irakut, Qubad Talabani, dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e parë në Shqipëri.”
Be the first to comment