Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

“Vidovdani” në Gazimestan: Shoqërohen në polici 37 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë manifestimit të “Vidovdanit”, sot, nuk është raportuar për ndonjë incident.

Në një komunikatë për media, Policia njoftoi se 37 persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Këta individë kishin provokuar masën me thirrje që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes, në shkelje të dispozitave ligjore. Një person iu shqiptohet gjithashtu një gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

” të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas intervistimit, 37 personat janë proceduar në gjykatë dhe tani presin vendimin”, theksohet në njoftim.

<

Pas përfundimit të aktivitetit, në orët e pasdites, pjesëmarrësit janë shpërndarë në mënyrë të qetë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement