Vezir Haziraj, i dyshuari në arrati për plagosjen e ndodhur në fshatin Orrobërd, ka deklaruar se do të dorëzohet.
Nëpërmjet një video-komunikimi, ai theksoi se arsyet e dorëzimit janë “për hatër të shumë njerëzve.”
Haziraj shprehu se po merr këtë vendim për të respektuar ata që i konsideron më të drejtë dhe më të mirë se disa të tjerë. Ai gjithashtu shtoi se rreth 70% e publikut janë të mbështetur për dorëzimin e tij, çka ka ndikuar në vendimin e tij.
Deri më tani, ai mbetet në arrati, ndërsa policia ka shpallur në kërkim emrin e tij në lidhje me ngjarjen e plagosjes në Istog.



















You must be logged in to post a comment Login