Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Vendim i çuditshëm, Gjykata e Tiranës vendos arrest shtëpie për Jozin

Vendim i çuditshëm, Gjykata e Tiranës vendos arrest shtëpie për Jozin

Gjykata e Tiranës ka shpallur masën “arrest shtëpie” për këngëtarin Jozefin Marku dhe mikun e tij, Kristjan Nikolli. Të dy janë arrestuar për sulmin ndaj personazhit publik nga Kosova, Eduard Kuçi.

Megjithëse Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, gjykata vendosi të lërë të dyshuarit në arrest shtëpie. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe rolin e çdo personi të përfshirë. Dy individë të tjerë janë ende në kërkim.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria po shqyrton përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit dhe ka kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi.

<

Po ashtu, Kuçi është shpallur në kërkim policor për akuzën e moskallëzimit të krimit. Hetimet tregojnë se ai nuk e ka raportuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e cilësuar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.

Në mbrojtjen e tij, Jozefin Marku ka shprehur se ishte irrituar pas ofendimeve që Kuçi kishte bërë për të në rrjetet sociale.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement