Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Velipojë: Defekti në mjetin lundrues rrezikon tre persona, ndërhyn Policia Kufitare (VIDEO)

Velipojë: Defekti në mjetin lundrues rrezikon tre persona, ndërhyn Policia Kufitare (VIDEO)

Një mjet lundrues i tre personave ka pësuar një defekt teknik në det pranë Velipojës, duke i lënë ata të bllokuar dhe në rrezik.

Sipas Policisë së Shqipërisë, pas marrjes së njoftimit për incidentin, ekipet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Gjatë investigimit, u konstatua se mjeti drejtohej nga një person me inicialet I.H., i cili nuk kishte mundësi të vazhdojë lundrimin për shkak të defektit teknik. Në bord ndodheshin gjithashtu dy persona të tjerë.

<

Policia Kufitare arriti t’i largojë në mënyrë të sigurt të tre personat, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime.

Pas përfundimit të operacionit, mjeti lundrues u nxor në breg dhe verifikimet treguan se dokumentacioni i tij ishte i rregullt.

Për të garantuar sigurinë e personave në mjet dhe për të shmangur çdo rrezik tjetër, shërbimet e Policisë Kufitare kryen rimorkimin e mjetit deri në breg. Të tre shtetasit u asistuan nga efektivët dhe u transportuan në tokë pa probleme shëndetësore apo dëmtime fizike.

Policia Kufitare theksoi angazhimin e saj maksimal për garantimin e sigurisë së qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në rast nevoje për ndihmë, qytetarët janë të ftuar të telefonojnë në numrin unik të emergjencave 112.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement