Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Vdes futbollisti, u godit nga një varkë teksa po notonte

Vdes futbollisti, u godit nga një varkë teksa po notonte

Futbollisti holandez dhe ish-ylli i reality shows, Mats Grotenbreg, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Ai u godit nga një varkë gjatë notit në Middelaar të Holandës.

Aksidenti fatal ndodhi kur Grotenbregu ndodhej në ujë. Policia lokale njoftoi se një person është arrestuar në lidhje me incidentin, sipas raportimeve nga mediumi britanik, The Sun.

Grotenbregu ishte i njohur për atribute të tij sportive, veçanërisht për golin e fitores që shënoi për skuadrën USV Hercules ndaj Ajax në një ndeshje të Kupës së Holandës, gjatë sezonit 2024-2025.

Përveç karrierës së tij si futbollist, ai gjithashtu bëri emër në televizion, pasi mori pjesë në sezonin e tretë të versionit holandez të “The Bachelorette”.

Në kohën e fundit, Grotenbregu luante në kategorinë e gjashtë të futbollit holandez. Ai kishte kaluar vite të rëndësishme në akademitë e klubeve të njohura, PSV Eindhoven dhe Vitesse, ku nisi karrierën e tij.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement