Aktor i njohur shqiptar, Koço Qendro, ka ndërruar jetë.
Qendro ishte i njohur për rolet e tij në teatrin dhe kinemanë shqiptare, veçanërisht për interpretimin e Harpagonit në komedinë “Koprraci” të Molierit. Ai e ka luajtur këtë rol në periudha të ndryshme të jetës, duke u kthyer në skenë edhe në një moshtë të avancuar, duke treguar kështu se pasioni për artin nuk njeh kufij.
Përveç aktrimit, Qendro dha një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e historisë së teatrit korçar. Ai dokumentoi kujtime, ngjarje dhe figura që kanë ndihmuar në ndërtimin e traditës së skenës shqiptare.
Së fundmi, ai u shpall “Ambasador i Qarkut” nga Këshilli i Qarkut Korçë, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në kulturën shqiptare.
Be the first to comment