Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vdekjet misterioze të elefantëve, nxisin hetim urgjent në Kenia

Vdekjet misterioze të elefantëve, nxisin hetim urgjent në Kenia

Në Kenia ka nisur një hetim urgjent në lidhje me vdekjet misterioze të 15 elefantëve afër Parkut Kombëtar Amboseli.

Shërbimi i Kafshëve të Egra të Kenisë (KWS) informoi BBC-në se ekspertët po analizojnë kufomat e elefantëve. Mostrat e indeve janë dërguar në laboratorë për t’u shqyrtuar, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes, i cili mund të jetë një sëmundje, helmim, ose ndonjë faktor tjetër.

Parku dhe zonat përreth tij janë pjesë e ekosistemës Amboseli, një rajon i gjerë që shtrihet përgjatë kufirit me Tanzaninë dhe është i njohur për biodiversitetin e tij.

Autoritetet nënvizojnë se kjo është hera e parë në dekada që raportohen vdekje të elefantëve në një përmasë të tillë në një zonë ku gjuetia e paligjshme është luftuar me sukses.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement