Mjeti që duhej të përdorej për punë ka shkaktuar një ngjarje fatale.
Dy të rinj, njëri 18 vjeç dhe tjetri 26 vjeç, përfunduan nën një vinç të martën pasdite, gjatë montimit të një pjesë. Krisma e lëshuar nga mjeti i rëndë alarmoi banorët, të cilët dolën menjëherë për të parë çfarë kishte ndodhur.
Për të asistuar në incident, u thirrën zjarrfikësit, por puna e tyre u vështirësua nga terreni ku ndodheshin trupat e të rinjve. Megjithëse intervenimi ishte i shpejtë, njëri nga ata humbi jetën për shkak të lëndimeve të rënda.
Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, tjetri ndodhet në gjendje të rëndë, por stabile. Trajtimi i tij po vazhdon në Klinikën Torokale.
Në vendin e ngjarjes, Inspektorati i Punës ishte gjithashtu i pranishëm. Zyrtarët e këtij institucioni lëshuan një njoftim për të shfajësuar veten, duke theksuar se është ende herët për të nxjerrë një konstatim inspektues. Ata shpjeguan se natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit dhe përgjegjësitë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.



















You must be logged in to post a comment Login