Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vdekja e të riut në vendpunishte, Azemi: Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë faktori njeri

Vdekja e të riut në vendpunishte, Azemi: Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë faktori njeri

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka shprehur shqetësim për situatën e sigurisë në punë në Kosovë, duke theksuar se vendi ka “humbur luftën” ndanë vdekjes së punëtorëve në sektorin privat.

Azemi theksoi se viti 2025 ka shënuar një prej periudhave më të fatkeqe për punëtorët pas luftës, duke shtuar se edhe ky vit ka filluar me një gjendje të rënduar. Ai u shpreh për RTK-në se nderin e punëtorëve është i pazëvendësueshëm.

Një rast tragjik, siç është aksidenti në një vendpunishte në Prishtinë, ku një punëtor i ri humbi jetën nga rrëzimi i një vinçi, ka thelluar shqetësimet. Një tjetër punëtor mbeti i lënduar në këtë incident.

Azemi e cilësoi humbjen e këtij punëtori si një tragjedi të madhe për familjen, komunitetin e punëtorëve dhe shoqërinë në tërësi. Ai shprehu keqardhje për situatën, duke theksuar se është e tmerrshme për një familje të presë kthimin e një anëtari në shtëpi dhe të përballet me një fatkeqësi të tillë.

Kryetari i sindikatës ngriti shqetësime edhe për praninë e një 18-vjeçari në vendpunisht, duke kërkuar një hetim të plotë nga institucionet përkatëse. Ai shpreson që rezultatet e hetimeve nga Inspektorati i Punës, Policia dhe Prokuroria do të bëhen të njohura së shpejti. Sipas informacioneve të tij paraprake, dyshohet se faktori njerëzor ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.

“Do të presim raportet nga Inspektorati i Punës dhe Prokuroria. Në dy ose tri ditët e ardhshme besoj se do të dalin të gjitha detajet”, tha Azemi, duke theksuar se deri tani, faktori njerëzor duket se është shkaku kryesor i këtij rasti.

Në lidhje me deklaratën e Inspektoratit Qendror të Punës, i cili njoftoi se vendpunishtja nuk ishte inspektuar më parë për shkak të fazës fillestare të punimeve, Azemi theksoi se, përkundër faktit se inspektorët nuk mund të jenë në çdo vend, mungesa e sanksioneve të mjaftueshme ndaj kompanive që thyejnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë mbetet një problem i madh.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement