Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vdekja e mërgimtarit që mori rrugën për Kosovë, konfirmohet mosha e tij dhe detajet e tjera

Vdekja e mërgimtarit që mori rrugën për Kosovë, konfirmohet mosha e tij dhe detajet e tjera

Mbrëmë, Klankosova.tv arriti të sigurojë informacione ekskluzive lidhur me një ngjarje tragjike në aeroportin e Kosovës. Një person ka humbur jetën gjatë aterimit të një aeroplani që kishte ardhur nga Zvicra.

Pas incidentit, sipas burimeve, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje. Situata është përshkruar si e tensionuar.

Ekipet emergjente janë mobilizuar menjëherë dhe kanë intervenuar për të tërhequr trupin nga aeroplani. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personi kishte pasur probleme shëndetësore dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Viktima, një mashkull kosovar, u dërgua në QKUK pasi shfaqi probleme shëndetësore dhe vdekjen e tij e konstatoi mjeku kompetent. Sipas njoftimit të Policisë, trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.

Drejtoresha e Qendrës Emergjente, Naser Syla, konfirmoi për Klankosova.tv se viktima ishte sjellë në QKUK pa shenja jete. Ai theksoi se, ndonëse ishin ndërmarrë masa të caktuara të ripërtëritjes së pulsit (RCP), ato nuk kishin rezultuar me sukses.

Sipas burimeve, viktima ishte 63 vjeç. Arsyet e saktë të vdekjes ende nuk janë sqaruar.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement