Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Vdekja e katërt në KEK, sindikata: Kushtet e punës janë jashtëzakonisht të rënda

Një punëtor 32-vjeçar i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) humbi jetën të enjten, më 20 gusht, në vendin e punës, pas dyshimeve për kontakt me një kabllo elektrike. Ky rast shënon të katërtin me fatalitet brenda këtij viti në KEK.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, në një intervistë për Ekonomia Online, shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit. Ai ngriti shqetësime lidhur me kushtet e sigurisë në vendet e punës në këtë korporatë.

“Fillimisht, ndiejmë obligimin të shprehim ngushëllime për familjen e kolegut tonë Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën në vendin e tij të punës si pasojë e një aksidenti me një kabllo elektrike. Ne i shprehim ngushëllime familjes, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur. Arbeniti ishte një djalë i sjellshëm dhe punëtor,” tha Jashari.

<

Ai njoftoi se policia dhe organet e hetuesisë janë duke marrë në shqyrtim rrethanat e aksidentit.

Jashari komentoi gjithashtu kushtet e punës në KEK, duke i vlerësuar ato si jashtëzakonisht të vështira. Sipas tij, ka një mungesë të pajisjeve mbrojtëse për punëtorët. “Kushtet e punës janë të rënda, me mungesa në pajisjet elektrike, makinerike dhe ato të sigurisë. Apelojmë menaxhmentin që të merret me përmirësimin e këtyre kushteve dhe sigurinë e punëtorëve,” tha ai.

Ai theksoi gjithashtu shqetësime për sëmundjet që mund të lidhen me ambientin e punës, siç janë ato të shkaktuara nga gazrat, pluhuri, zhurma dhe dridhjet. “Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për të përmirësuar kushtet e punës,” shtoi Jashari.

Ai kritikoi qasjen e institucioneve dhe menaxhmentit, të cilët, sipas tij, ndërmarrin masa vetëm pas ndodhisë së aksidenteve. “Duhet të punojmë për të evituar problemet para se ato të ndodhin, sepse pas aksidenteve nuk ka kthim mbrapa,” tha ai.

Gjatë vitit 2026, katër punëtorë të KEK-ut, përfshirë Arbenit Ahmetin, kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement