Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme.
Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) është caktuar në 1.66 euro për litër, që është dy centë më shtrenjtë se një ditë më parë.
Në të njëjtën kohë, benzina do të tregtohet me çmimin maksimal prej 1.47 euro për litër, një cent më shumë krahasuar me çmimin e djeshëm.
Be the first to comment