Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar ulësen e saj të 51-të në parlament, pas numërimit të rreth 20 përqind të votave me postë. Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar plotësisht.
Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave brenda Kosovës, LVV fillimisht kishte siguruar 48 ulëse. Ky ndryshim ka ndikuar në shpërndarjen e mandateve te partitë e tjera, me PDK-në që ka 23 ulëse dhe LDK-në me 19. Pas fitimit të ulëses së fundit nga LVV, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zbritur në 7 përfaqësues.
Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon procesin e numërimit të votave me postë. Pas këtij procesi, pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike, si dhe ai në Qendrat Komunale të Numërimit, tashmë ka përfunduar.



















You must be logged in to post a comment Login