Rreth 100 deri në 110 hektarë me shkurre dhe ullishte janë djegur si pasojë e një zjarri në Drizë të Fierit.
Sipas informacioneve të fundit nga autoritetet, mësohet se falë ndërhyrjes së shpejtë nga ajri dhe forcave në terren, janë evituar dëmet në banesa. Edhe pse zjarri ka prekur oborret me bimësi, nuk ka pasur djegie apo dëme në strukturat e shtëpive.
Për shkak të afërsisë së zjarrit me banesat, disa familje janë evakuuar temporarisht.
<
Gjatë natës, vatra e zjarrit do të monitorohet nga dy mjete zjarrfikëse, si dhe nga dy patrulla të policisë për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm.
Be the first to comment