Prokuroria Speciale ka bërë sërish deklarata në lidhje me dyshimet për varreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut.
Në një konferencë për media, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, theksoi se për momentin nuk mund të ofrohen më shumë detaje lidhur me rastin, deri sa të përfundojnë ekzaminimet e nevojshme.
Luta garantoi se Prokuroria Speciale është e angazhuar për të hetuar dhe zbardhur këtë rast duke respektuar standardet më të larta profesionale.



















You must be logged in to post a comment Login