Temperaturat e larta gjatë verës mund të shkaktojnë stres të konsiderueshëm për organizmin, veçanërisht te gratë. Sipas doktoreshës Aurora Dollenberg, kjo ndjeshmëri e shtuar lidhet me ndryshimet hormonale që përjetojnë ato.
Në një intervistë në emisionin “Ora 7” të Klan Kosovës, Dollenberg shpjegoi se temperaturat mbi 40 gradë krijojnë një stres të madh për trupin, duke shkaktuar një rritje të nivelit të kortizolit, hormonit të stresit.
Ajo theksoi se ndikimi i nxehtësisë te gratë është më i theksuar për shkak të ciklit hormonal mujor dhe luhatjeve të hormoneve femërore, si estrogjeni dhe progesteroni.
Doktoresha e shpjegoi se gratë, gjatë një cikli hormonal mujor, përjetojnë ndryshime të vazhdueshme të hormoneve femërore. Kjo luhatje natyrale i bën ato më të ndjeshme ndaj ndikimeve të vapës, duke çuar në rritjen e problemeve hormonale, të cilat gjithashtu përkeqësohen gjatë verës.
Dollenberg vuri në dukje se temperaturat e larta mund të rrisin përkeqësimin e disa problemeve shëndetësore te gratë, përfshirë migrenën, çrregullimet hormonale, si dhe rritjen e sheqerit në gjak, tensionit dhe pulsin e zemrës.
Sipas saj, kombinimi i vapës ekstreme me ndryshimet hormonale mund të rrisë rrezikun për marramendje, ulje të tensionit dhe humbje të vetëdijes.
Be the first to comment