Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, u shpreh sërish lidhur me marrëveshjen me Iranin. Ai shpjegoi arsyet se pse teksti i saj ende nuk është publikuar.
Në një intervistë të martën, Vance theksoi se zyrtarët duhet të renditin çështjet në mënyrë të duhur. Ai nënvizoi se situata është delikate dhe se iranianët, si dhe disa nga ndërmjetësuesit nga Pakistani e Katari, kanë kërkuar këtë renditje.
“Po ndodhin disa gjëra delikate diplomatike, ku kërkohet të veprojmë me ndjeshmëri,” tha Vance në emisionin Megyn Kelly. Ai theksoi se për shkak të ndjeshmërisë në botën arabe, është e domosdoshme që ata të jenë të përgjegjshëm.
Deklaratat e tij erdhën pas presionit për publikimin e dokumentit të marrëveshjes, i cili pritet të publikohet më së voni të premten.



















You must be logged in to post a comment Login