Zhvillime të reja kanë dalë në lidhje me Vali Corleone dhe partneren e tij, Anitën, pas disa ditësh aludimesh në rrjetet sociale. Së fundmi, një video në të cilën Anita shfaqej duke i shërbyer kafen e mëngjesit Valit ka ngjallur dyshime te ndjekësit se ajo mund të ishte liruar. Megjithatë, situata reale është krejtësisht ndryshe.
Vetëm një ditë më parë, Vali publikoi një video ku dukej mjaft i prekur. Ai tregoi se qeni i tyre, Safari, po e vuan shumë mungesën e Anitës, duke e vënë në rrezik jetën e tij. Gjatë këtij reagimi, Vali shprehu edhe revoltën e tij ndaj vendimit të gjykatës, e cila ia refuzoi përfundimisht kërkesën për lirim.
Në mes të kësaj situate, ka ardhur një lajm i rëndësishëm për çiftin. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë sot me Prive By Liberta Spahiu, Vali ka konfirmuar se Anita është shtatzënë.
Ai theksoi se këtë lajm e mori nëpërmjet një telefonate nga ambientet e burgut. Vali shprehu dëshirën që këtë moment ta përjetonin së bashku jashtë atyre mureve, por e pranoi situatën, duke thënë se “kjo është jeta”. Tashmë mbetet për t’u parë se kur Anita do të rikthehet në liri për të kaluar këtë periudhë pranë partnerit të saj.
Be the first to comment