Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Vali Corleone në bankën e të akuzuarit për narkotikë – Anita Corleone i qëndron pranë në gjykatore

Vali Corleone në bankën e të akuzuarit për narkotikë – Anita Corleone i qëndron pranë në gjykatore

Në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur sot shqyrtimi gjyqësor ndaj Vali Corleones. Ai akuzohet për shitje dhe posedim të paautorizuar të substancave narkotike, sipas raportimeve të Sinjalit.

Vali Corleone iu përgjigj thirrjes së gjykatës dhe u paraqit në bankën e të akuzuarve për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë. Në sallën e gjyqit ishte e pranishme edhe Anita Corleone, ndërsa mungonin dëshmitarët e ftuar nga gjykata, pasi Prokuroria nuk kishte siguruar adresat e plota për ta.

Gjatë këtij shqyrtimi, pritet të paraqiten pretendimet e palëve dhe të administrohen provat lidhur me akuzën për narkotikë. Sipas ligjit, Vali Corleone konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me një aktgjykim të formës së prerë.

Si shënim, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement