Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vala e të nxehtit vret dhjetëra francezë, mbyten duke kërkuar freski në ujëra të rrezikshme

Vala e të nxehtit vret dhjetëra francezë, mbyten duke kërkuar freski në ujëra të rrezikshme

Rreth 20 persona humbën jetën gjatë fundjavës në Francë, teksa po kërkonin freski nga vala e të nxehtit duke u larë në zona të pabikëqyrura dhe të paautorizuara.

Ministrja e Sportit, Marina Ferrari, theksoi në një intervistë për radion France Inter se “larja në vende të paautorizuara gjatë një vale të nxehti nuk është diçka që duhet marrë lehtë.”

Sipas meteorologëve, temperaturat në shumicën e vendit pritet të arrijnë rreth 40 gradë Celsius të martën.

<

Një tjetër tragjedi është raportuar nga autoritetet lokale, të cilat njoftuan se vala e të nxehtit ka shumë gjasa të jetë shkaku i vdekjes së dy fëmijëve, 2 dhe 4 vjeç, të cilët u gjetën pa ndjenja brenda një automjeti pranë shtëpisë së tyre në Carpentras, në juglindje të Francës.

Gjithashtu, tre persona, me moshë nga 80 deri në 95 vjeç, humbën jetën në rajonin e Bordeaux si pasojë e problemeve shëndetësore të lidhura me temperaturat ekstreme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement