Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vajzat e familjes Zubaku që vdiqën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

Vajzat e familjes Zubaku që vdiqën në Gjermani ishin shtetase zvicerane, dalin detajet e aksidentit fatal

Dy motra kosovare humbën tragjikisht jetën në një aksident të rëndë në Gjermani më 20 qershor. Erza dhe Aulona Zubaku nuk arritën të mbijetonin pas përplasjes që ndodhi në autostradën A5, pranë Appenweier.

Vajzat jetonin në Zvicër me familjen e tyre dhe kishin nënshtetësi zvicerane, sipas informacionit të raportuar nga Blick.

Sipas autoriteteve, aksidenti fatal ndodhi pas orës 11:30, pranë zonës së pushimit Renchtal. Atje u përplasën dy automjete gjatë një manovre për ndërrimin e korsisë nga e mesme në të majtën. Shpejtësia e lartë ndikoi në humbjen e kontrollit mbi automjetet, të cilat përfunduan të ndaluara në rrugë. Një nga drejtuesit e përfshirë pësoi lëndime të rënda.

Pengesat e krijuara nga aksidenti i parë i detyruan drejtuesit e automjeteve që po vinin pas të frenonin me forcë, çka solli një aksident të dytë afër daljes së Appenweier, në të cilin u përfshinë pesë automjete.

Ndërsa pasagjerët dhe drejtuesit e katër automjeteve ishin të paprekur, dy gratë që udhëtonin në një automobil tip Smart nuk arritën të shpëtonin. Ato humbën jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.

Policia e Offenburgut konfirmoi se viktimat ishin dy shtetase zvicerane, të moshave 17 dhe 23 vjeç. Automjeti me të cilin ato udhëtonin ishte i regjistruar në Zvicër. Dëmi material i shkaktuar nga aksidentet është vlerësuar mbi 100 mijë euro.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement