Nutricionistja Dhurata Nasufi Halabaku ka ndarë përvojën e saj personale me kancerin dhe përdorimin e vajit të farës së zezë gjatë trajtimit të saj.
Në emisionin “Ora 7”, ajo shpalli se në vitin 2018 ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë në stadin III B. Sipas saj, përveç trajtimeve konvencionale, filloi të hulumtojë edhe qasje plotësuese për të forcuar shëndetin e saj.
Duke folur për vajin e farës së zezë, Nasufi Halabaku tregoi se kishte studiuar materiale dhe përvoja të tjera të pacientëve, duke theksuar edhe disa hulumtime që kishin shqyrtuar efektet e këtij vajit.
“Përveç shumë antioksidantëve të tjerë, vaji i farës së zezë ka demonstruar efekte të ndryshme në hulumtime shkencore. Disa prej tyre tregojnë se ai pengon përhapjen e qelizave kanceroze, ndërsa një metodë tjetër tregon se vaji i farës së zezë ndihmon në dëmtimin e këtyre qelizave. Ky është një nga antioksidantët më të fortë,” tha ajo.
Për më shumë informacione, ndiqni intervistën e plotë.
Be the first to comment