Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

‘Unfollow’ me Gjestin? Selin tregon për herë të parë raportin me të

‘Unfollow’ me Gjestin? Selin tregon për herë të parë raportin me të

Mbrëmjen e kaluar, Selin Bollati ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”. Ajo u përball me pyetje nga Brikena, gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP Albania”, e cila e ngacmoi lidhur me aludimet që qarkullojnë në rrjetet sociale mbi një krisje të mundshme mes saj dhe Gjesti.

Brikena e pyeti drejtpërdrejt Selinin pse ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe nëse ka ndonjë hatërmbetje mes tyre. Selin vendosi të sqarojë këto thashetheme, duke theksuar se e vërteta është ndryshe nga ajo që mendon publiku.

Ajo shpjegoi se midis saj dhe Gjestit nuk ka pasur asnjë sherr dhe se raporti i tyre bazohet në respektin reciprok. Ajo theksoi se asnjëherë nuk kanë qenë “follow” në Instagram, dhe që një ndjekje në këtë platformë nuk mund të përcaktojë respektin mes dy njerëzve.

Selini tregoi se bashkëpunimi dhe marrëdhënia e tyre kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera, sidomos në projekte muzikore, pavarësisht asaj që duket në rrjetet sociale. Ajo nënvizoi se respekti ka qenë gjithmonë maksimal gjatë angazhimeve të saj me djemtë, Gimbo-n dhe Gjestin.

Duke përfunduar, ajo shprehu se nuk ka ndodhur asgjë që t’i heqë ata njëri-tjetrit “follow”, duke shuar çdo dyshim për ndonjë konflikt të mundshëm.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement