Këngëtarja Katy Perry ka shprehur shqetësim ndaj Shtëpisë së Bardhë për përdorimin e paautorizuar të këngës së saj “Firework” në një video të publikuar nga ushtria amerikane në rrjetet sociale.
Videoja, e shoqëruar me shënimin “Irani është paralajmëruar”, ka arritur më shumë se 6 milionë shikime.
Në një deklaratë në rrjetin social X, Perry theksoi se ishte e zemëruar për këtë përdorim, duke sqaruar se “Firework” është shkruar si një himn shprese dhe forcë për individët në momentet e tyre më të errëta.
“Unë nuk e miratova këtë, nuk më pyetën dhe absolutisht nuk e miratoj,” tha ajo.
Perry theksoi më tej se arti nuk duhet të shërbejë si mjet për luftë, në një kohë kur Donald Trump po përballet me kritika për komunikimin e tij lidhur me tensionet me Iranin.
Be the first to comment