FIFA ka bërë një njoftim historik për fituesit e Kupës së Botës. Për herë të parë, futbollistët e kombëtares që shpallet kampione do të shpërblehen me unaza kampionësh. Ky hap ndjek traditën e njohur në sportet amerikane, si NBA dhe NFL.
Sipas informacioneve të dhëna, do të prodhohen vetëm 30 unaza ekskluzive për lojtarët e ekipit fitues. Këto unaza do të shërbejnë si simbol i triumfit të tyre në Botëror.
Gjithashtu, FIFA ka njoftuar se tifozët do të kenë mundësinë të blejnë këtë suvenir, pasi 1.996 unaza të tjera do të dalin në shitje.
Me këtë risi, FIFA ka si qëllim t’u ofrojë kampionëve të botës një kujtim të përhershëm të suksesit të tyre, përveç trofeut më të lakmuar në futboll.



















You must be logged in to post a comment Login