Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë

Ulutash takon ambasadorin britanik: Mjedis i sigurt për të gjithë në Kosovë

Situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon ishte në qendër të një takimi mes komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, dhe ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë. Gjatë kësaj ngjarjeje, Ulutash theksoi përkushtimin e NATO-s për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas njoftimit, në gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e sigurisë në rajon. Komandanti shprehu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR, duke e vlerësuar atë si një kontribut “të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm” në këtë mision.

KFOR-i rikujtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ky mandat përfshin ruajtjen e sigurisë dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në mënyrë të paanshme.

Në kuadër të këtij mandati, KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.

Ky takimi ndodhet në një kohë kur zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe rajon vazhdojnë të jenë në vëmendjen e aktorëve ndërkombëtarë, me KFOR-in që luan një rol kyç në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në vend.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement