Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ukshini: Miti i Serbisë së Madhe është imitim i nacional-socializmit gjerman (VIDEO)

Ukshini: Miti i Serbisë së Madhe është imitim i nacional-socializmit gjerman (VIDEO)

Historiani Sylë Ukshini, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, theksoi se koncepti i “Serbisë së Madhe” është ndërtuar mbi modele ideologjike të rrezikshme historike. Ai e cilësoi këtë koncept si një imitim të nacional-socializmit gjerman.

Ukshini shprehu se miti i Serbisë së Madhe është, në thelb, një riprodhim i nacional-socializmit gjerman. Sipas tij, ndërtimi i miteve politike dhe historike shfrytëzohet si një mekanizëm për të legjitimuar synimet hegjemoniste në Ballkan.

Ai gjithashtu theksoi se narrativa e viktimizimit ka qenë një element qendror i politikës dhe historiografisë serbe. Kjo narrativë, sipas tij, është përdorur për të krijuar një imazh viktimize dhe për të justifikuar veprime politike në rajon.

<

Ukshini e vuri në dukje se kjo qasje nuk është e rastësishme, por përbën një pjesë të një strukture të gjatë ideologjike, e cila ka influencuar zhvillimet historike në Ballkan.

Ai e krahasoi situatën në Serbi me atë të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se, përkundër procesit të reflektimit që kjo e fundit kaloi, shoqëria serbe nuk ka kaluar në një fazë të tillë ballafaqimi, duke vazhduar të ndikohet nga mite historike dhe narrativa nacionaliste.

Për më shumë, ndiqeni intervistën në linkun më poshtë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement