Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ukë Rugova në mbështetje të Albena Reshitajt, simbolikisht me duar numrin 7

Ukë Rugova në mbështetje të Albena Reshitajt, simbolikisht me duar numrin 7

I biri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ka vizituar sot disa fshatra të Suharekës, së bashku me disa kandidatë për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Gjatë këtyre takimeve, ata kanë biseduar me qytetarë dhe mbështetës të partisë.

Një ndalesë e veçantë ishte në odën e Bajram Sopës, një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare dhe bashkëpunëtor i presidentit historik të Kosovës. Bajram Sopa ka kontribuar për shumë vite në shërbimin e interesave të popullit shqiptar, duke e ofruar shtëpinë e tij për shkollimin e të rinjve nga Kosova gjatë viteve ’90.

Në këtë rast, Ukë Rugova shprehu mbështetje për Albena Reshitajn në rrugëtimin e saj për zgjedhjet e 7 qershorit. Të dy, simbolikisht, formuan me duar numrin 7, me të cilin Reshitaj do të garojë në listën e LDK-së për deputete.

Kjo afërsi mes Rugovës dhe Reshitajt ka rrënjë të thella, duke qenë se Dr. Rugova dhe daja i Albena Reshitajt, Murat Bujupi, ishin shokë shkolle dhe bashkëpunëtorë në krijimtarinë letrare për një periudhë të gjatë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement