Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ukë Rugova në mbështetje të Albena Reshitajt, simbolikisht me duar bëjnë numrin 7

Ukë Rugova në mbështetje të Albena Reshitajt, simbolikisht me duar numrin 7

I biri i ish-presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Uka, së bashku me disa kandidatë për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar sot një vizitë në disa fshatra të Suharekës. Gjatë kësaj vizite, ata kanë takuar qytetarë dhe mbështetës të LDK-së.

Një ndër ndalesat më të rëndësishme ishte odat e Bajram Sopës, një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Ai ka qenë një bashkëpunëtor i afërt i presidentit historik të Kosovës, duke shërbyer gjatë viteve në interesat e popullit shqiptar. Në vitet ’90, ai ia dha shtëpinë e tij për të siguruar arsim për të rinjtë nga Kosova.

Në këtë kontekst, Uka Rugova shprehu mbështetje për Albena Reshitajn në rrugëtimin e tyre të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit. Së bashku, ata formuan simbolikisht numrin 7 me duar, që përfaqëson numrin me të cilin Reshitaj do të garojë në listën e LDK-së për deputete.

Kjo lidhje e tyre ka rrënjët disa dekada më parë, kur Dr. Rugova dhe daja i Albena Reshitajt, Murat Bujupi, ishin shokë shkolle dhe bashkëpunëtorë në krijimtarinë letrare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement