Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një prej momenteve më të tensionuara gjatë rrugëtimit të tij drejt Parisit në mars të vitit 1999, një periudhë kur delegacioni kosovar pritet të nënshkruajë Marrëveshjen e Rambujesë.

Në një intervistë për “Debat Plus”, Thaçi thekson se ndërsa udhëtonte nga Drenica drejt aeroportit të Sllatinës, ai dhe anëtarët e delegacionit duhet të kalonin disa pika kontrolli të drejtuara nga forcat serbe. Para nisjes, ai kishte marrë me vete simbolin e UÇK-së, duke e futur në xhepin e këmishës, pranë zemrës.

“Sa më afër bejshim forcave serbe, aq më shumë rritej tensioni në mua,” tha ai. “Kjo nuk ishte një situatë e zakonshme; po shkoja drejt gojës së ujkut.”

Sipas Thaçit, eskorta ndërkombëtare arriti të kalonte pa ndaluar nëpër disa kontrolle serbe. Në Komoran, forcat serbe hapën rrugën për eskortën ndërkombëtare, një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Kroi i Mbretit.

“Aty u ballafaquam me disiplinë shtetërore; ata hapën rrugën për ne,” kujton ai. Gjatë afrimit drejt Sllatinës, Thaçi vërejti prani të forcave serbe të pozicionuara në oborret e shtëpive shqiptare, duke u ngrohur rreth zjarreve dhe duke na vëzhguar nga ballkonet.

“Vetëm pak orë më parë, nuk isha në gjendje ta imagjinoja një kthesë kaq të madhe ngjarjesh për Kosovën,” tha ai. Më pas, eskorta arriti në aeroportin e Sllatinës, ku ai pa gjithashtu pjesëtarë të policisë serbe dhe persona civilë.

Një nga zyrtarët e UÇK-së në makinë me Thaçin i tregoi se disa nga ata civilë ishin pjesëtarë të UDB-së, të cilët e kishin arrestuar dhe keqtrajtuar më parë. “Nuk do të ketë arrestim këtë herë. Nëse na sulmojnë, ose ne ose ata,” u shpreh Thaçi.

Pas arritjes te aeroplani ushtarak francez, delegacioni shqiptar u përshëndet me ata që ishin mbledhur nga Prishtina. “Të gjithë ishim të lumtur që po udhëtonim për në Paris,” tha ai, duke shtuar se atmosfera në aeroplan ishte më e qetë.

Dikush po lexonte gazetën, të tjerë ishin mbuluar nga të ftohtit me batanije ose mantele personale. Të gjithë po frikësoheshin se mos po ftoheshin, ndërsa ai ndiheshin vetëm i ftohur, por natyrisht ndienin lehtësimin që marrëveshja do të nënshkruhej së shpejti.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement