Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

U zhduk nga rrjetet sociale, zbulohet arsyeja çka ndodhi me aktorin turk

U zhduk nga rrjetet sociale, zbulohet arsyeja çka ndodhi me aktorin turk

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ, ka habitur miliona adhurues të tij në të gjithë botën me një vendim të papritur. Ai ka mbyllur përfundimisht llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale, përfshirë Instagramin dhe X (ish-Twitter), duke iu larguar plotësisht botës digjitale.

Ky hap ka nxitur menjëherë aludime dhe kureshtje tek publiku, i cili po spekullonte se pas këtij vendimi mund të qëndronte ndonjë projekt të ri, një krizë profesionale, ose një arsye personale të rëndësishme.

Megjithatë, vetë Tatlıtuğ ka shpjeguar arsyen e këtij veprimi përmes një deklarate të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë. I pyetur në lidhje me këtë rast, ai ka thënë: “Thjesht kisha dëshirë, ashtu vendosa. Nuk ka ndonjë arsye të veçantë apo të rëndësishme.”

Pavarësisht se ka lënë pas më shumë se 5 milionë ndjekës në Instagram, ylli turk ka treguar se preferon një jetë më të thjeshtë dhe larg vëmendjes së vazhdueshme të rrjeteve sociale.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement