Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen gjatë ceremonisë së varrimit të Laurent Krasniqit.
Në pamje duket një zyrtar policor i cili po shqipton gjoba për disa automjete që dyshohet se ishin parkuar në mënyrë të parregullt pranë vendit ku po zhvillohej ceremonia mortore.
Numri i madh i njerëzve dhe automjeteve që kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurentit ka bërë që shumë vetura të parkohen në vende të papërshtatshme.
<
Kjo situatë ka ngritur shqetësime dhe ka bërë që ata që ishin prezentë të reagojnë në lidhje me rendin e zhvillimit të ceremonisë.
Be the first to comment