Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës.

Sipas njoftimeve nga KEK, mbrëmë rreth orës 20:30 ka ndodhur incidenti tragjik, ku ka humbur jetën Haxhi (Selatin) Gojnovci, i angazhuar si “Teknik i Xehtarisë” në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit.

Në një postim në Facebook, KEK njoftoi se Gojnovci pësoi aksident ndërsa po kryente detyrat e tij dhe ishte duke u lëvizur në zonën e ekskavatorit. Pavarësisht ndërhyrjeve të shpejta, ai nuk arriti të mbijetonte nga plagët.

I ndjeri kishte qenë pjesë e KEK-ut që nga viti 1985 dhe kishte kontribuar në këtë institucion për më shumë se katër dekada.

Korporata ka shprehur ngushëllime përfamiljen Gojnovci, si dhe për të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij.

“Për kohën dhe vendin e varrimit, opinioni do të njoftohet sapo të përfundojnë procedurat përkatëse mjeko-ligjore dhe veprimet e tjera të nevojshme nga organet kompetente,” theksohet në njoftimin e KEK-ut.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement